Policia e Vlores ka goditur nje rast te trafikimit te lendeve narkotike duke finalizuar me sukses operacioonin e koduuar “Perpunimi”.
Policia njofton se ne pranga ka rene ne 44-vjeçar me inicialet A.B., banues ne Vlore, ndersa gjate aksionit i eshte sekuestruar 23 kg lëndë narkotike, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate.
Gjithashtu i eshte sekuestruar edhe nje pajisje metalike që shërbente për përpunimin e lëndës narkotike, si dhe 2500 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në lidhje me pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike.
Njoftimi i policise:
Vlorë
Goditet një tjetër rast i posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përpunimi”.
Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, një pajisje metalike që shërbente për përpunimin e lëndës narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme eurosh të përfituara nga aktiviteti kriminal. 2500 eurosh, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në lidhje me pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Përpunimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 44-vjeçarit, në lagjjen “24 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike, rreth 23 kg cannabis sativa, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, si dhe një pajisje prerëse metalike, e cila ka shërbyer për përpunimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu, po gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi prej 2500 eurosh, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në lidhje me pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.