Më shumë se 2.62 milione raste infektimi dhe 183.761 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 593 800 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 576 vdekje të reja dhe 60 299 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet me më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 105 vdekje, Britania e Madhe me 759 dhe Franca me 544.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 788 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 151 të shëruar. 30 raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 835 316 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 45 950 vdekje dhe 76 070 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 25 085 vdekje për 187 327 raste, Spanja me 21 717 vdekje për 208 389 raste, Franca me 21 340 vdekje për 155 860 raste dhe Britania e Madhe me 18 100 të vdekur për 133 495 raste.
Europa – 1 261 757 raste (112 855 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 875 112 raste (47 973 viktima).
Azia – 178 630 raste (7 389 viktima).
Lindja e Mesme – 137 642 raste (5 902 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 116 131 raste (5 797 viktima).
Afrika – 25 461 raste (1 223 viktima).
Oqeania – 7 942 raste (95 viktima).
g.kosovari