Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj.
Dorëheqja është dhënë për arsye shëndetësore.
Varfaj ishte kryetar i komanduar i Bashkisë së dytë më të madhe në vend, pas dorëhejqes së kryetares që erdhi nga zgjedhjet e 30 qershorit te vitit të shkuar.
Valbona Sako u largua pas krizës së tërmetit dhe shkak publik u bë një deklaratë e saj në media e cila u kritikua shumë nga opinioni për pamaturi.
g.kosovari