I pyetur nëse ka një marrëveshje të re me kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta tha në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, se ai ka kryer përgjegjësinë e tij në rolin e kreut të shtetit.
Meta theksoi këtë mbrëmje gjithashtu faktin se “rruga më e mirë për të adresuar problemet nuk është duke vënë në dukje mangësitë”.
“Së pari nuk do doja të flisja për dashuri në kohën e pandemisë.
Bëhet fjalë për një ushtrim të përgjegjshëm të përgjegjësive të mija si president në rolin e kreut të shtetit.
Nëse dikush mendon që unë duhet të vë theksin tek mangësitë apo te gjërat që nuk janë bërë si duhet në kohën e duhur nuk mendoj se kjo është rruga më e mirë për të adresuar problemet.
Ka nevojë për të dhënë mesazhe bashkëpunimi kudo pasi e kemi parë që ky virus nuk bën dallime”, tha Meta.
g.kosovari