Nga Dominique Strauss-Kahn,
ish-Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës Franceze, ish Drejtor i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar
(Pjesa e Dytë)
Në krizë pushteti
Ndofta kjo është më shqetësuese. Kriza e sovranitetit vjen nga autonomia e shteteve në një botë ku institucionet multilateral mundohen të organizojnë vendimarrjet e nevojshme në shkallë globale. Kriza e përfaqësimit prek, gjithashtu, pushtetin, me garancinë e lirive publike dhe me legjitimitetin e autoriteteve, veçanërisht në demokraci. Por, nuk është kriza sanitare e epidemisë së Covid-19 që krijon këto kriza. Ato janë vetëm shfaqe të dobësive që, tashmë, ekzistojnë gjërësisht.
Kriza lëshon një dritë të pastër mbi relativitetet e shoqërisë sonë.
Ajo evidenton një varësi teknologjike të cilën, nga mosdija apo nga krenaria kombëtare, kemi tendencën ta nënvleftësojmë.
Kjo vlen në fushën sanitare. Konstatohet, me habi, që një pjesë e mirë e furnizimeve me medikamente varen nga Kina. Duke e lënë këtë vend të kthehet në një “uzinë të botës” a nuk kemi hequr dorë nga garantimi i sigurisë sonë në fusha esenciale?
Shenjat alarmante ekzistojnë në gjirin edhe të një tërësie mjaft të integruar sikundër është Bashkimi Evropian. Mungesat për kurimet e nevojëshme me intubime, për përsonat në gjendje grave, u ndie shumë kryesisht në institucionet italiane dhe spanjolle. Duket qartë në union që, kjo situatë mund të gjejë zgjidhje në të ardhmen. Është më pak e tjeshtë kur bëhet fjalë për material të teknologjive të përparuara, për të cilat varësia nga Shtete e Bashkuara është e njohur.
Kriza sanitare ushqen impulse të vjetra nacionaliste. Për t’ju shpëtuar, nuk mund të mjaftohemi me fluturimet lirike mbi tmerret e fashizmit, në njërin krah dhe universalitetit të humanitetit, në tjetrin. Nëse mbetemi në mjedisin e kombeve tanë, fort të dobët për të konkuruar, atëhere Bashkimi Evropian ri-gjen gjithë kuptimin e vet. Larg së konsideruari zhdukjen, siç përpiqen disa, interesi i ri i treguar nga popujt evropianë ndaj nocionit të sovranitetit, mund t’i japë një shans të dytë Evropës.
Fragmentimi i mondializimit, të cilin kriza ka fort mundësi ta provokojë, përbën një rast, pa shumë shpresa, për të rimarrë frenat. Do të duhet një vullnet popullor dhe ky është bërë kaq i dobët, sa që asgjë nuk duket të jetë e mundur në këtë union të rënduar nga zgjerimet, i zvarritur nga burokracia dhe deligjitimiteti për shkak të karakterit të tij pak demokratik. Kthimi progresiv i egoizmave nacionale vret, me goditje të vogla por të vazhdueshme, ëndërat e themeluesve. Sovranistët e të gjitha llojeve, përfituan nga kjo, gjithë duke u shmangur t’ju thonë popujve që nuk ka rikthim drejt sovranietit, veçse duke e ndarë atë me shtete e tjera evropiane, siç e tregoi krijimi i euros. Por, pamundësia e qartësimit të avantazheve të fituara nga struktura evropiane, bëri të dështojë bindja e qytetarëve evropianë, të cilët mbetën gjithmonë e më shumë dyshues lidhur me interesin e saj. Kjo është kaq e qartë, sa që në këtë krizë, inefikasiteti i aksionit evropian po mbështet kundështarët e tij. Në sektorin sanitar, si edhe në fushën ekonomike, mungesa e vizionit politik ka penguar çdo veprim parandalues dhe fuqia e egoizmave nacionalë, vonon marrjen e masave të nevojshme.
Është dashur kombinimi i shumë faktorëve, për të arritur deri këtu. Së pari, e mbi të gjitha, zhgënjimi i lidhur me rezultate larg nga sa shpresohej; por gjithashtu, zhvillimi i rrjeteve sociale, që i japin gjithkujt ndjenjën fallco që ai di, më mirë se kushdo tjetër, çfarë duhet bërë; rrëshqitja e lehtë nga një mandat përfaqësues në një mandat imperativ nga presion i drejtpërdrejtë dhe, ndonjëherë edhe fizik, që vetë këto rrjete sociale e autorizojnë; së fundi, zhdukja e ngadaltë e ansambleve të ndërmjetme si sindikatat dhe partitë politike. Të gjitha këto kanë kontribuar në këputjet e demokracisë përfaqësuese.
Është kjo demokraci parlamentare e sëmurë, lindur prej dy shekujsh, të cilën kriza sanitare e godet më fort.
Menaxhimi i krizës sanitare, kështu, bën të shfaqet një krizë përfaqësimi. Nëse, siç thonë Max Weber, “një shtet është një komunitet njerëzor i cili kërkon monopolin e përdorimit legjitim të forcës fizike në një territor të caktuar”, monopol që gjen legjitimitetin e vet në atë të përfaqësimit. Kjo, ishte, tashmë, çështje e ngritur edhe para krizës; kriza e provoi atë.
Është menjëherë i qartë e i pranueshëm parimi që, në kohë krize, demokracitë mund të aplikojnë “përjashtimisht” masa shtërnguese, por çështja e limiteve nuk mund të mos shprehet nga një pjesë e popullsisë. Kudo, pyetaj që është në thelb të mendimit të Giorgia Amben: “A mund ta lemë jetën pezull, që të mund ta mbrojmë?” ka gjetur një përgjigje të përkohëshme: jeta (edhe ekonomia), përpara lirive publike. Por, a do të jetë kështu e njëjtë në të ardhmen, nëse masat autoritare, nisur me mbylljen, do të duhet të zgjasin apo të ripërtërihen?
Demokracia rrjedh, më tepër, nga mënyrat e ngjitjes në pushtet, se nga ushtrimi i saj. Megjithatë, këto masa të jashtzakonëshme kanë dy pasoja. E para është që kufiri midis demokracisë dhe regjimeve autoritare, turbullohet. E dyta është që, qeveritë, të zgjedhura demokratikisht, mund të joshen të përdorin krizën për qëllime të ndryshme: për tentative të kalimit drejt një regjimi më pak demokratik (Hungari) ose të marrurit me menaxhimin e problemeve të tjera të brendëshme (Indi, Algjeri). Në mjaft vende, jeta demokratike është vënë në paranteza nga zhvillimi i zgjedhjeve, si në Poloni apo në Bolivi, me rast të veçantë Francën.
Kohët e krizave, shpesh, mbrujnë një formë uniteti nacional. Në një farë shkalle, sensi i urgjencës dhe nevoja e mbijetesës kanë provokuar një kapërcim të luajalitetit tek qytetarët. Më shpesh, popullsitë rreshtohen pas vendimeve të forta, të marra nga qeveritë e tyre, me pranim të plotë, nëse jo fare edhe me një entuziazëm. Megjithatë, në më të shumtët e regjimeve demokratike, vendimet i janë nënështruar pyetjeve, këshillat janë shkelur dhe, në mënyrë të përgjithëshme, vazhdimi i masave të rekomanduara nga ekspertët të cilat, në kohë të tjera, do të mund të kishin besimin e duhur, diskutohen gjërësisht.
Deri në atë pikë që, mund të kërkojmë në mënyrë legjitime, nëse nocioni i programeve politike ka gjithmonë një kuptim. Meqë të zgjedhurit nuk janë në gjendje të bëjnë atë që kanë premtuar, qytetarët nuk u besojnë më dhe presin të ndërhyjnë, në çdo moment, në vendimarrje; ndodh, atëhere, largim i madh nga demokracia përfaqësuese, duke tentuar drejt formave, shumë apo pak, të organizuara të demokracisë së drejtpërdrejtë. Shfaqet, kështu, rreziku i populizmit; e vërteta, arsyeja, ndikojnë më pak se aksioni, edhe në rastet kur ky i fundit është i bazuar vetëm në pasion. Benda tregon se në çfarë dramash të çon kjo gjë.
Në të kundërt, në pjesën më të madhe të regjimeve jo demokratike, legjitimiteti i pushtetit është siguruar nga kapaciteti i drejtuesve për të mbrojtur popullsinë e tyre dhe për të mbajtur rendin social, më tepër se për të garantuar liritë e tyre. Në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, autoritetet kanë imponuar një përgjigje të fortë e të shpejtë ndaj krizës dhe duket rikthimi i një ndjenje të mbështetjes dhe unitetit nacional në gjirin e popullsisë (Kinë, Vietnam, Jordani etj.). Me fjalë të tjera, jo vetëm dalja nga kriza do të mund të shënojë një dobësim të legjitimitetit të autoriteteve publike në demokraci, por në të njëjtën kohë, një konsolidim të pushtetit në autokraci.
Nga shpejtësia dhe papritshmëria e përhapjës së virusit, kriza sanitare imponoi masa legjislative dhe rregulla të papara në demokracitë tona. Në mjaft vende, ekzekutivi u ndje i autorizuar të marrë masa kufizuese apo të survejimit të masës, duke përdorur, për këtë, teknologji, deri atëhere të rezervuara për survejime me qëllime ushtarake apo të anti-terrorizmit! Në përgjithësi, këto masa dërmuese të lirisë publike, më së shumti u pritën mirë, madje në mënyrë, thuajse, plebishitare, nga qytetarët të cilët shihnin në ‘to një arsenal mbrojtës të sigurisë së tyre.
Që qeveritë të preferojnë efikasitetin, kjo nuk është një specifikë që i takon krizës. Që qytetarët të jenë më pak të vëmendshëm për ruajtjen e të drejtave fondamentale, pasqyron, pa dyshim, një shqetësim përballë kësaj të keqe të re, pas mungesë prej disa dhjetvjeçarësh të fatkeqsive kolektive. Këto masa, të marra me justifikimin përjashtimisht dhe përkohësisht, duhet të mbeten të tilla. Por, që prej disa vitesh, është konstatuar që mjaft masa të marra në emër të luftës kundër terrorizmit, kanë kaluar me një indiferencë, thuajse, të përgjithëshme, nga statusi përjashtimor dhe i përkohshëm, në atë të së drejtës së përbashkët.
Na duhet të vigjëlojmë për të mos dobësuar, në vazhdim dhe gjatë Shtetin e së Drejtës, në emër të urgjencës për të luftuar virusin. Në vjeshtën e fundit, (kohë, që duket, tashmë, fort larg) Françis Sureau kujtonte që: “Shteti i së Drejtës, në parimet e tij dhe të organeve të tij, është konceptuar që as dëshirat e qeverisë, as frikërat e popullit të mos tejkalojnë themelet e rendit publik dhe, së pari, lirinë”.
Të nesërmen e krizës, çështjet politike do të jenë, pra, të shumta. Cilët regjime do të dalin që kanë menaxhuar mirë krizën? Çfarë tranzicioni duhet parashkuar për të kaluar nga situatat e jashtzakonëshme në jetën normale? Nëse ato nuk kanë mundur të veprojnë në unison përgjatë krizës sanitare, çfarë kredibiliteti do të kenë regjimet demokratike, për të manaxhuar të tjera kriza, si sfida e klimës po çështjet e emigrantëve?
Dhe, nëse egoizmat nacionale dominuan gjatë menaxhimit të krizës sanitare, si të mund të pengohet, më pas, vala e populizmit nacional, që të mos marrë gjithçka me vetë gjatë rrugës? Po ashtu, bashkëpunimi ndërkombëtar, nuk ishte vetëm një element i një menaxhimi efikas të krizës, ai është një kusht i mbijetesës demokratike në dalje të saj.
Padyshim, hyjmë në një botë tjetër.
Një tjetër ekonomi: kthim të rregullave?
Periudha aktuale është ajo e çrregullsisë dhe pyetja që qëndron është të dihet në çfarë drejtimi do të orientoheshim, kur kriza sanitare të jetë fashitur. Argument gjendet në periudhën e tridhjetë viteve të fundit. Kemi asistuar në fitoren e pandashme të libralizmit ekonomik të fundit të historisë së Francis Fukujama. Po rata që shohin ca më gjatë në histori, gjejnë sot material për të riardhur në idenë që liberalizmi atë e fitoi në mënyrë definitive. Mësimi i dhënë, para tre çerek shekulli nga Karl Polanyi është që, liberalizmi ekonomik është një fazë dezorganizimi midis dy periudhave më shumë të rregulluara. Kjo gjë afirmohet periodikisht, si një parantezë, derisa, çdo herë nevojë e rregullave të reja imponohet, sepse fenomenet ekonomike nuk janë të pavarura nga pjesa tjetër e revolucionit të shoqërisë.
Në 150 vjet, kemi njohur tre cikle të mëdhej të rregullimit të kapitalizmit. Ai që, në dalje të shekullit të XIX, mbyllet me Luftën e Parë Botërore. Ky, i lë vendin një tjetër rregullimi, bazuar mbi prodhimin në masë në një botë të përshkuar nga rilindja e nacionalizmave dhe e mveshur nga ndërtimi i demokracisë. Dhe pastaj, një fazë e tretë erdhi pasi, në kundërshtim me sa imagjinonte Polanyi, tregu nuk u fundos me krizën e ’29 dhe as në dalje të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht pas 1945, gjeneralizimi i shtetit të funksioneve sociale, emergjenca e dominimit amerikan dhe fshirja e fashizmit, formëzuan rregulla të reja në dhjetvjeçarët pasues. Nga fundi i viteve ’70, ndodhi një shkëputje e re. Ajo preku si botën e prodhimit, ashtu edhe idetë politike dhe skenën e ngjarjeve ndërkombëtare. Emergjenca e teknologjve të informacionit, vala liberale e refuzimit të taksave, më pas rënia e komunizmit, lajmëruan fundin e periudhës social- demokrate.
Kështu, njohim prej, afërsisht, dy shekujsh, një zëvendësim fazash organike, gjatë të cilave, një mënyrë e organizimit të ekonomisë dhe të shoqërisë dominon dhe fazat kritike gjatë të cilave, këto rregullime shpërthejnë dhe pastaj fiken, për t’i lënë vendin të tjerave. Rregullimi i madh i fundit kolektiv ka qenë ai i shtetit social. Që edhe ky po shteron, nuk ka dyshim; dhe, megjithë një belbëzim i shtresave nën të mesme të nesërmen e krizës, asgjë tjetër nuk duket e ardhur ta zëvendësojë.
Midis këtyre fazave të regullimit, skemat e vjetra copëtohen, organizimi kolektiv sprapset, individualizmat rigjejnë qytetarinë e tyre. Derisa një shok masiv i lejon historisë të rimarrë të drejtat e saj dhe njerëzit të hedhin trarët e një shoqërie të re. Janë këta trarë të cilët na duhet t’i ngulim sot.
Këto rregullime nuk kursejnë asnjë prej aktiviteteve njerëzore, por më tej se lloji klasik i bashkëpunimit ekonomi, ka shumë fusha ku nevoja e rregullimeve imponohet.
Së pari, kuptohet, në fushën e organizimit sanitar. Paradoksalisht, është kjo fushë në të cilën bashkëpunimi ndërkombëtar ka filluar të instalohet që nga 1851, me të parën Rregullore Sanitare Ndërkombëtare. Reforma e 2005 forcoi pavarësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të OMS (Organizata Botërore e Shëndetsisë OBSH, shënim i përkthyesit), por duhet shkuar më larg në kordinimet me OMS.
Roli i OMS ka mundësinë të jetë i rëndësishëm në zbatimin e politikave më aktive të parandalimit. Që nga momenti kur, pandemitë nuk mund të konsiderohen si rreziqe të neglizhueshme, një lloji “Back Swans” për të përdorur një shprehje të përdorur për risqet financiare, atëhere nevoja për të marrë parasysh këto politika nga zgjedhjet e publikut, afirmohet me forcë. Çmontimi, nga Donald Trump i celulave të ngarkuara me sigurimin sanitar në Shëpinë e Bardhë, tregon që nuk jemi akoma aty ku duhet.
Kriza sanitare krijon, ndofta gjithashtu, mundësitë e një mobilizimi të ri për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike. Më tej lidhjes midis klimës dhe shëndetit publik, masat e mara në kuadër të luftës kundër pandemisë, transformojnë debatin mbi kufizimet buxhetore që i imponojmë vetes si dhe mbi sjelljet individuale. Por, ekziston, gjithashtu, një lidhje me të tjera fusha të ruajtjes së mjedisit dhe, veçanërisht, të ruajtjes së biodiversitetit. Shkatërrimi i ekosistemeve nga ndotja, kufizimi progresiv i lidhjeve të habitatit apo tregëtitë e ndaluara favorizojnë sëmundjet që vijnë nga kafshët, siç është treguar kohët e fundit.
Por, edhe nëse pranohet hipoteza e qëndrueshme e një fragmentimi të mondializimit, këto politika të ndryshme, nuk mund të jenë veçse globale. Vjen, pastaj, pyetja tingëlluese, e cila tejkalon gjithë anketimet mbi pasojat e krizës sanitare: a ka një vend për multilataralizmin? Dhe, më tej akoma, a mund të konceptohet një aksion multilateral, i cili nuk nënkupton vetëm shtetet, por që zhvillohet midis rajoneve dhe metropoleve të mëdha?
Një tjetër paradigmë
a) Një ndryshim i marëdhënieve midis shteteve: çfarë ekuilibri i ri gjeopolitik pritet?
Nëse shpresa duhet të jetë që kriza të jetë në origjinë të një ripërtëritje të bashkëpunimit në nivel botëror dhe europian, është e rëndësishme të zbulohen pasojat e saj më imediate lidhur me marëdhëniet ndërkombëtare.
E para rrjedh nga mungesa e forcës, të cilën fokalizimi ndaj krizës sanitare i qeverive kryesore e bën, çdo ditë më të qartë. Derisa ato do të ndodhen, si të gjithë, të përmytura nga pandemia, grupet e armatosura duket që janë strukur. Por, sapo që kushtet do ta lejojnë, s’ka dyshim që konfliktet do të rinisin, ndërkohë që aktorët e mëdhej do të jenë të zënë me situatat në vendet e tyre. Mund të jetë qoftë rasti i Sirisë, Libanit apo Jemenit. Për më tepër që, një numër shtetesh, të tronditur nga kriza, do të kenë akoma shumë vështirësi si dhe më parë për të ushtruar përgjegjësitë e tyre që ju takojnë.
Në këtë kontekst, është e mundëshme që një tendencë për të rritur influencën e tyre ndërkombëtare, të jetë e fortë pë disa shtete. Kina, Rusia, në një shkallë akoma të vogël, kanë kapur këtë rast duke shpërndarë ndihma mjekësore, kryesisht, në vendet evropiane. Në dalje të krizës sanitare, gara ideologjike do të rinisë me forcë në një situatë ku popullatat do të jenë “ëmbëlsuar” nga ndërhyrjet shtetërore dhe nga pushteti i fortë. Mbërthyer midis përmbajtjes ndaj çdo lloj aksioni multilateral dhe konfrontimit me Pekinin, Shtetet e Bashkuara do të mundohen të evitojnë një “rishpërndarje të kartrave”, por, kuptohet, që shumë do të varet ga zgjedhjet e nëntorit. Kina nuk është në gjendje për të ushtruar një lideship botëror, por nuk është e sigurtë që Shtetet e Bashkuara të jenë akoma në gjendje për një gjë të tillë.
Pra, është një fragmentim i mondializimit që është e arsyeshme të pritet dhe ky mund të jetë shansi i Evropës, nëse ajo do të dijë të kapë momentin.
b) A do të çojë kriza e qënies, në një ndryshim të marrëdhënieve mes njerëzve?
Në mënyrë që kartrat të mund të ri-luhen, duhet që rreziku pandemik të impresionojë fort, por sidomos gjatë, sensibilitetin kolektiv botëror. Metafora luftarake, që u përdor gjërësisht, mund të përdoret vetëm në kohë të mobilizimit: pjesa më e madhe e studimeve lënë të kuptohet që nuk do të dihet nëse do të ketë armëpushim, apo aq më pak çlirim. Kjo do të thotë jo vetëm një përpjekje lufte të gjatë, por gjithashtu, një ri-integrim në ndërgjegjen kolektive të riskut pandemik infektues. Përballë një kërcënimi të tillë strukturant dhe, po ashtu, universal, është e mundur që të asistojmë në një ndryshim të thjellë të preferencave kolektive.
Evolucioni i parë i mundshëm i preferencave tona kolektive: raporti me periudhat kohore. Të hysh në një botë të markuar nga infeksionet supozon të koregjosh mangësitë tona dhe të konstatosh inkapacitetet, kryesisht në Evropë, tu japësh një realitet principeve të parashikimit dhe të kultivosh skema parandaluese. Bllokimi i sistemeve të shëndetit të vendeve të zhvilluara, nuk është gjë tjetër veçse simptomë e një vizioni politik afatshkurtër i cili u ndje i mbrojtur pa materialet e parashikuara, për shkak të ekzistencës së tregjeve dhe shërbimeve të ndërkidhura dhe reaktivë. Vendimet e ardhëshme nuk do të mund të mos regjistrohen në buxhete për një kohë të gjatë dhe as nuk mund të mos merren në konsideratë në planifikimet strategjike lidhur me shëndetin e popullsisë.
Përtej këtij aspekti të parë, rreziku i infeksioneve na kujton, me force, evidencën e ndërvarësisë mes individëve. Ky është paradoksi i mbylljes së tanishme: të izoluar në shtëpitë e tyre, individët nuk kanë kërkuar kurrë kaq shumë për të rigjetur kolektivin. Shëndeti i secilit nuk është më , si në rastin e sëmundjeve kardio vaskulare, pasojë e sjelljes individuale: ai varet nga përgjegjësia e secilit ndaj kolektivit dhe nga e kundërt, kapaciteti i kolektivit për të marrë në ngarkim shëndetin e anëtarëve të tij. Ajo që kjo pandemi e këtij lloj virusi na kujton është që nuk njihet asnjë kufi, as social e as politik: asnjë barrierë, asnjë mur nuk mund të mbrojë shoqërinë gjithë kohën nga një risk infektimi nga një agjent i gatshëm të ngulet.
Përmbi nevojës së forcimit të rolit të OMS në bërjen e politikave aktive të parandalimit, rishfaqja e kësaj ndjenje të ndërvarësisë duhet t’i shoqërohet, në mënyrë që shoqëria si tërësi të mos ketë mungesa të tilla. Një sondazh i kohëve të fundit mbi pranueshmërinë e një aplikacioni telefoni për të gjurmuar bartësit e Covid-19, tregon që rreth 75% e pjesmarrësve do të donin ta instalonin këtë tip aplikacioni, nëse do të ekzistonte. Farë vlerësimi social do t’ bëhej një individi që do të refuzonte të instalojë një aplikacion të tillë? A do të mund të autorizohej një refuzim i tillë kur bëhet fjalë për një rrezik kolektiv? Është e mundëshme që, kjo krizë sanitare dhe penetrimi i saj në imagjinatat kolektive, nxisin emergjencën e shoqërisë për një transparencë mjekësore: kështu, është e mundur që qarkullimi i njerëzve, në të ardhmen, të nënështrohet prodhimit të testeve të imunitetit, si fletorja ndërkombëtare e vaksinimeve është aktualisht, e kërkuar në kufijtë e një mumri shtetesh. Por ka një botë midis një fletoreje të thjeshtë kartoni dhe të dhënat që bart një telefon portabël. Në mënyrë që regjimi i transparencës individuale që pritet me urgjencë, të mos shndërrohet në në një shoqëri dyshuese, pushtete publike duhet të luajnë një rol aktiv për të garantuar, jo vetëm anonimatin e përdoruesve, por gjithashtu, fshirjen e fushës së të dhënave. Një pozicionim i tillë publik i prerë, duhet të përbëjë kapakun e një sistemi të ri, mbi të cilin të ngrihet një besim dhe një pakt shoqëror i ri. /Përktheu M. Spiro/