Mjeku i njohur shqiptar infeksionit Arjan Harxhi teksa komentoi deklaratën e shkencëtarit francez Luc Montagnier, i cili deklaroi se COVID-19 ishte rezultat i përpjekjeve për të prodhuar vaksinën e AIDS, pohoi se ky i fundit është një figurë kontraverse. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ mjeku Harxhi tha se shkenca mjekësore ka arritur që të modifikojë zinxhirët e AND-së.
“Shkenca mjekësore, ka arritur të modifikojë zinxhirët e ADN-së dhe kjo bëhet. Japim një shembull nga bujqësia, ushqimet e modifikuara. Mendelsoni, babai i gjenetikës, nisi të kryqëzonte llojet e bimës dhe të nxirrte një tipar të ri. Po flasim për ndërhyjnë e aftësisë që ka shkenca e mjekisë që ë fusë në këtë zinxhir ADN disa tulla, e thënë trashë, që shprehin një tipar të ri.”, pohoi ai.
Duke u ndalur tek qëndrimi i Montagnier për pandeminë në fjalë, Harxhi tha se Montagnier bashkë me një kolegë të vetë janë autorë të zbulimit të virusit të HIV, ndërsa në karrierën e tij përgjatë këtyre 15 viteve të fundit ka pasur disa ‘lajthitje’.
“Të qenit nobelist do të thotë që të stepesh dhe të marrësh të mirëqena ato që thotë. Personazhi në fjalë është një kolloz. Ai bashkë me një kolegë të vet janë autorë të zbulimit të virusit të HIV. Ai është eminencë në fushën e virologjisë. Por ai ka dritëhije dhe më vjen keq që të përdoren ato si argumente apo kundër argumente. Patjetër që njerëzit do rrëmojnë tek figura e tij, pasi figura e tij është kontaveres. Ai është në përballje prej 15 vitesh me shkencën mjekësore, ose ‘lajthitje’.. Ky personazh ka lidhur debatin mes vaksinave dhe autizmit. Ky është figurë shumë e madhe, por kemi vetëm një intervistë të tij në këtë televizion të rëndësishëm, por asnjë publikim shkencor. Unë besoj tek mjekësia në evidenca. Besoj tek ato revista që kanë publikuar disa shkencëtar. Ai ka një teori që ADN lëshon valë. Kjo është teoria e teleportacionit të ADN dhe nuk janë pranuar teori të tilla. Ka disa ‘lajthitje’, ai personazh ka një tërheqje të tillë. Pse po shfrytëzon këtë debat?! E bën se do ta bëjë me dashje, dhe e di se nuk është e vërtetë? Apo e beson? Problemi është se duhet patjetër që të flasim me evidenca. Ai nuk ka dhënë akoma një publikim shkencor që të thotë se ka ndodhur insertimi i ADN të HIV tek virusi i koronavirusit. Se thotë se kush është ky fragment. Montagnier thotë se në një laborator është marrë një koronavirus i lakuriqit të natës dhe është bërë një manipulim i ARN të HIV dhe kanë bërë Sars/COV2. Reale mund të jetë. Mund të bëhet kjo gjë. Kundër argumentet nuk qëndrojnë tek fakti bëhen apo jo, por duke parë se çfarë ndodh tek ARN e koronavirusit. Kinezët na e dhanë në fillim koronavirusin. Montagnier thotë se ka studiuar disa baza që i ngjajnë HIV”, pohoi mjeku shqiptar. /e.s/