Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me një deklaratë të fortë pasi Ilir Meta konfirmoi publikisht se ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal që iu propozua nga Kuvendi.
Murrizi është shprehur me tone të ashpra ndaj presidentit të vendit, duke e quajtur ‘Gardian të Kushtetutës’.
Ai gjithashtu i ka quajtur minj anëtarët e PD-së të cilët u bënë pjesë e 2 marsit në bulevard për të realizuar një tekë të ‘gardianit’.
“Gardiani i Kushtetutës së 2 marsit i bëri naftën Kushtetutës me 22 prill Kur duan të ruajnë b …e tyre, bëjnë sikur iu ulen në gjunjë qytetarëve
Sa kalojnë lumin u hipin në kurriz qytetarëve. Kjo është fiks ajo thënia popullore që: kalova lumin, të q…afsha kalin Por për hir të së vërtetës duhet pranuar që për militanten e qorruar pas mender liderave, jo për popullin, kjo shprehje duhet ndryshuar. Në vend të kalit duhet gomari. Po si mund të dekretosh një kod penal që është ndryshuar pasi kishte mbaruar votimi me kuti o “gardian i Kushtetutës? Nuk di si ndjehen minjëra demokratë që erdhën më datë 2 mars në bulevard për të realizuar një tekë të “ gardianit?’
Se për këta 4-5 palaço që degjenerojnë njëri tjetrin me libër shpie, me gra motra vëllezer fëmijë e prindër të hënën, dhe pajtohen të martën vetëm per karriket e tyre për b…. e tyre, për miliona euro të vjedhura së bashku si qen të së njënjtës tufë, nuk ka vend as morali as kanuni as Kushtetuta I bëj thirrje” gardianit” që të paktën të rimbursoj lekët e naftës teëminjëra demokratëve që erdhën në shesh më datë 2 mars, me shpresën se “ gardian Skenderbeu” i besëlidhjes së të pa besëve, do të permbyste qeverinë e krimit dhe parlamentin ilegjitim.
Dekreti i sotëm është njëherësh edhe dekret për legjitimimin e parlamentit ilegjitim. Po tani si i behët mor spurdhjakë drejtues të opozitës? Apo nga inati i gardianit do bashkoheni me shejtanin? Ishalla ka qenë ajo studentja afër që ti ketë mbajtur dekretin “ gardianit” kur ka vënë firmën”, shkruan Murrizi. /e.s/