Një pacient 71-vjeçar nga Durrësi që humbi betejën me koronavirusin e ka çuar në 27 totalin e viktimave në vend.
Prej dy javësh ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ishte i intubuar.
Sa i përket sëmundjeve shoqëruese, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ishte diabetik, kardiopat, kishte çrregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 634 ku vatrat më të nxehta mbeten Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Kruja.
g.kosovari