Një burg në Ohio është duke u bërë vatra më e re e koronavirusit në SHBA. Sipas mediave amerikane 109 punonjës të një burgu dhe 1 828 të burgosur ose rreth ¾ në total të burgut kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas analizave të bëra.
Deri më tani në burgjet e shtetit të Ohios janë 2 400 të burgosur të infektuar me koronavirus dhe 244 punonjës së burgut.
Ndërkohë numri total i të infektuarve në SHBA nga koornavirusi është 810 561, nga ku 43 630 kanë ndërruar jetë. SHBA është shteti i pari në botë si për numrin e të infektuarve ashtu edhe numrin e vdekjeve, pergatiti BW.