Janë 534 viktima të shënuara në Itali nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 24.648.
Në raportin e publikuar pasditen e sotme vihet re një rritje prej 89 viktimash, në raport me një ditë më parë.
Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 2.729 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 2256, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Cicvile në Itali.
Në total numri i rasteve pozitiv aktiv me virusin, është 107.709.
Lajm pozitiv është fakti se vjen në rënie numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total janë 2471 pacient, me nj rënie prej 102 personash në raport me një ditë më parë.
Në izolim shtëpiak aktualisht ndodhen 81.104 persona, ndërsa numri total i infektimeve që nga nisja e pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 183.957.
/a.r