Akademia e Shkencave ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e Rikard Ljarjas. Në një regim ASH, shkruan se të gjithë janë të prekur sot nga vdekja e Ljarjas. Akademia e shkencave e ka cilësuar Rikardin si profilin unik dhe të pazëvendësueshëm në artin shqpitar. “Rikard Ljarja hyri në kinemanë shqiptare për ta pasuruar atë me një plastikë të brendshme si rrallë kush tjetër, me aksion dhe me psikologji ndërvepruese”, shkruhet në deklaratë.
Rikard Ljarja, autoportret
REAGIMI I PLLOTË
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Rikard Ljarjes, personalitetit të madh të skenës teatrore dhe të kinematografisë shqiptare. Në këtë ditë të trishtuar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes komisionit të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Ljarja, qytetarisë shkodrane dhe mbarë komunitetit artistik të vendit, e më gjerë. Rikard Ljarja ishte një misionar i artit.
E nisi karrierën si muzikant dhe piktor, shkëlqeu si aktor, e vazhdoi si regjisor filmi e teatri dhe e mbylli si shkrimtar dinjtoz, dhe të gjitha këto i realizoi duke mbetur njeri. Rikard Ljarja hyri në kinemanë shqiptare për ta pasuruar atë me një plastikë të brendshme si rrallë kush tjetër, me aksion dhe me psikologji ndërvepruese. Tradita jonë e filmit nuk mund të kuptohet pa këtë simbol, pa emrin, fjalën, gjestin, zërin dhe profilin e tij unik dhe të pazëvendësueshëm.
Ai do mbetet në mend e celuloid për role të frymëzuara e origjinale si, mësuesi te “Komisari i Dritës”, marinari te “Duel i heshtur”, mekaniku te “Ndërgjegjia” etj, etj. Si regjisor filmi ka lënë në fondin tonë të artë filmat si “Radiostacioni” dhe “Sketerrë ‘44”. Si romancier “Në një humbëtirë këndej rrotull”. Rikadi ishte në botën shqiptare edhe një lloj i veçantë i gjinisë tonë humane, që eci mes njerëzve si njëri prej tyre e që jetoi me shqetësimet dhe me hallet e kohëve. Lamtumirë Rikardi ynë, Rikard i të gjithëve!
g.kosovari
Vertet personalitet i qete, i madh dhe i respektuar.
Ngushellime familjes