Me duartrokitje, ashtu siç e meriton një artist i madh, Rikard Larja është përcjellë në banesën e fundit.
Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tij.
Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt.
Ai u nda nga jeta një ditë më parë nga një sëmundje e rëndë duke lënë pas pikëllim por edhe mjaft role me vlerë, ndërsa sot bashkëshortja aktore Marjeta Ljarja, fëmijët dhe pak të afërm po e përcjellin drejt Shkodrës.
Me lot në sy, por edhe me maska, pak njerëzit e mbledhur poshtë banesës kanë duartrokitur ashtu sic e meritonte për ta përcjellë drejt banesës së fundit.
Ndoshta ashtu i tërhequr sic ishte, pa e kërkuar bujën, aktori i madh zgjodhi të largohet pikërisht në atë mënyrë, pa kërkuar shumë vëmendje në një situatë të jashtëzakonshme. /e.s/