Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 450 vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 16.522.
Bilnaci i sotëm ka është shifra e dytë më e ulët ditore për vdekjet e koronavirusit në Britani që nga shpërthimi i Covid-19. Departamenti i Shëndetësisë (DoH) regjistroi 439 vdekje në 6 prill, por shifrat e vdekjeve kanë tendencë të bien të dielën dhe të Hënën për shkak të vonesave që janë regjistruar gjatë fundjavës.
Nga bilanci i sotëm, 429 vdekje ka rregjistruar vetëm Anglia, 12 viktima Skocia, ndërsa nëntë u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore nuk ka lëshuar ende numrin e saj të vdekjeve.
Rritja e përditshme e kombinuar nga të tre kombet shkon në 450, e cila mund të jetë e ndryshme nga numri publikur më vonë nga DoH pasditen e sotme.
Qeveria ka thënë se ky ndryshim është sepse secili autoritet bën shpesh ndryshime në të dhënat e tyre, pasi raporton vdekjen në DH çdo ditë.
Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në spitalet e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk marrin në konsideratë njerëzit që vdesin në shtëpi.
g.kosovari