Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të zgjatet gjendja e Emergjencës pas 25 prill.
Duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari Rama u shpreh: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”.
Kryeministri ndërkaq nuk e specifikoi se deri kur do të zgjatej kjo gjendje.
Gjatë bashkëbisedimit në rrjet me qytetarët, kreu i qeverisë u pyet edhe për zyrat e gjendja Civile duke thënë se do jenë të mbylluara.
“Rëndësi ka dashuria të jetë e fortë, prit dhe ca, ndërkohë forco dashurinë se do rikthehemi gradualisht në normalitet. Zyrat e ALEAT në ditët në vijim të shohim”, tha Rama.
g.kosovari