Kanë kaluar më shumë se katër javë në izolim total për shkak të koronavirusit që ka mbërthyer mbarë botën. Kjo situatë duket që nuk po përceptohet më nga qytetarët, pasi duket që iu ka sosur durimi.
Pas SHBA dhe Brazilit, protestat kundër izolimit shpërthyen edhe në Francë. Daily Mail publikoi pamje nga protestat në Paris, ku qindra qytetarë kanë dalë në rrugë mjaft të revoltuar.
Mëso ta dallosh lehtësisht Covid-19, CNN zbardh sekretet e profesorit të mjekësisë dhe drejtorit të Grupit të Kërkimeve të Vaksinave
Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër protestuesve, ndërsa mësohet se një qytetar ka mbetur i plagosur rëndë.
Këta të fundit ankohen për trajtimin që po u bën policia minoritarëve gjatë izolimit. Gjithçka nisi pas keqtrajtimit të një personi nga policia, dhe zemërimi ndaj qeverisjes së Macron duket të jetë mjaft i madh.
Ndërkohë Franca e ka shtyrë izolimin të paktën deri më 11 maj, pasi numri i jetëve të humbura nga koronavirusi po rritet ndjeshëm në ditët e fundit. /e.s/