Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mediet fqinje raportojnë se orët e fundit kanë ndërruar jetë tre të infektuar, duke e çuar në 54 numrin e viktimave.
Ndërkohë, nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.
Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1225, ndërsa i viktimave 54. Deri tani janë bërë 12133 teste. /e.s/