Mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Së shpejti mjeku Xhaxho do të lërë Infektivin për t’u kthyer në shtëpi. Mjeku i njohur ishte bërë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid-19 para se të infektohej.
Xhaxho u shtrua në spital, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, më 4 prill.
Deri më tani, në vendin tonë janë 40 personel shëndetësor të shëruar nga Covid-19. Ndërsa, në të gjithë vendin, të shëruar nga virusi korona rezultojnë 327 persona.
Postimi i plotë:
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv 🙏🏼
Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛
#FORCA