Shqipëria ka dalë sot nga karantina e plotë duke hapur një numër të madh biznesesh dhe aktivitetesh të tjera.
Qytetarët do të lëvizin nga mëngjesi deri në 17:30 duke marrë autorizim, kurse të punësuarit mund të lëvizin me makina vetëm gjatë mëngjesit dhe pasdites, sërish me autorizim.
Ndërkohë, përmes një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, kryeministri Rama tha se do të bëjë një njoftim të rendësishëm në orën 13:00 në lidhje me një nismë të qeverisë, ndërsa do t’i përgjigjet edhe pyetjeve të qytetarëve.
Postimi i Ramës
🔴 NË 13.00 BASHKËBISEDIM ME JU DREJTËPËRDREJTË KËTU😊
DO T’JU INFORMOJ PËR NJË NISËM SHUMË TË RËNDËSISHME TË QEVERISË DHE GJITHASHTU DO T’JU PËRGJIGJEM PYETJEVE TUAJA😉
PYESNI MË POSHTË ÇFARË TË DONI👇 /e.s/