Ministria e Shëndetësisë në Argjentinë, këshilloi qytetarët që të praktikojnë seks virtual dhe masturbim deri në përfundim të pandemisë, si masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Lidhur me këtë temë, infektologu José Barletta i cili është zyrtar i lartë në ministri deklaroi se, “Ka ende shumë pak informacion se si virusi mund të transmetohet gjatë raportit seksual”.
Për këtë arsye specialisti nuk këshillon raportet seksuale direkte, duke nënvizuar se distanca sociale është mënyra më efikase e mbrojtjes.
“Shmangia e kontaktit direkt përfshin edhe raportet seksuale me persona me të cilët nuk bashkëjetohet. Ekzistojnë shumë aplikacione online për tu njohur me njerëz, video telefonata, apo seks virtual”, sugjeroi mjeku si zëvendësim të seksit.
Më saktësisht José Barletta, shpjegoi se nuk ka dyshime që Covid-19 përhapet nëpërmjet puthjeve dhe përqafimeve dhe paralajmëroi se mund të përhapet edhe me praktikat e seksit oral ose anal, siç sipas tij ndodh edhe me patologji të tjera.
Barletta thotë se virusi nxirret jashtë nëpërmjet spermës dhe sekrecioneve vaginale, ndaj sugjeron se seksi bëhet i rrezikshëm dhe për këtë arsye këshillon larjen e duarve dhe trupit, pas një marrëdhënie seksuale.