Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti më një lidhje me Skype me News 24 komentoi daljen e nënave me fëmijë sot paradite, një masë lehtësuese kjo e ndërmarrë ditët e fundit, duke qënë se kurba e COVID 19 në Shqipëri vijon të jetë e sheshtë.
Ndërsa komentoi rastet e shumë nënave dhe fëmijëve pa masa mbrojtëse, mjeku sqaroi edhe mënyrën se si duhet përdorur maska.
“Në treg nuk ka maska për fëmijë, nuk ka për formën e tyre të fytyrës. Pika kryesore e efikasitetit të tyre është se nuk duhen prekurpo ashtu nuk duhet liruar dhe cliruar hunda. Nuk ka pasur nevojë për maska në rastin e fëmijëve. Nënat duhet të kenë marrë masa për higjenizimin e duarve të tyre”,- tha ai.
Mjeku tha ndër të tjera se kurba e virusit po vijon të jetë e sheshtë c’ka na jep më shumë shpresë se edhe masat do të zbuten më tej.
“Ne kishim informacione që Shqipëria nuk do shfaqte fatin e keq të Italisë për shkak të karakteristikave të popullsisë sonë, pamë që ajo valë nuk erdhi kurrë por erdhi dicka e butë me shifra të rrafshta. Kapacitetet spitalore ekzistojnë si rrjedhojë kjo na jep shpresë dhe informacion të vlefshëm mbi ecurinë e kësaj sëmundje, ndaj edhe Shqipëria e shumë shtete të tjera po shkojnë drejt lirimni e masave”,- tha ai.
Por a ka rrezik nga daljet massive të njerëzve në një orar të caktuar? Mjeku sqaron se: “Nëse pas 4 apo 5 ditësh shtohet numri i të sëmurëve atëherë duket se kjo është nga liria e kësaj jave. Për ta marrë virusin nevojiten pak kohë”,- tha ai.
/a.r