Ndërsa udhëtimi zvogëlohet për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, industria po lëkundet. Nuk ka një datë përfundimi për karantinimin, dhe madje edhe nëse kufizimet do të hiqen së shpejti, është e pamundur të parashikohet se kur pasagjerët do të ndjehen rehat të udhëtojnë përsëri. Falimentimet dhe pushimet nga puna po shtohen, veçanërisht në industrinë e avionëve.
Këtu janë gjashtë numrat që përmbledhin dëmet deri më tani.
8 milion
Kjo është sa punë në industrinë e udhëtimeve amerikane do të humbasin deri në fund të prillit, sipas Oxford Economyics.
4 milion
Industria amerikane e hoteleve po i afrohet humbjeve të vendeve të punës prej 4 milion, sipas Shoqatës Amerikane të Hoteleve dhe Strehimit.
314 miliard dollarë
Kjo është sa industria globale e linjave ajrore do të humbasë në të ardhura për vitin 2020, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – një rënie prej 55% në krahasim me 2019-ën.
95085
Kjo është sa njerëz kaluan nëpër pikat e kontrollit në aeroportet amerikane të enjten, 16 prill, sipas Administrimit të Sigurisë së Transportit. Në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, ai numër ishte 2.6 milion.
44%
44% e gjithë flotës amerikane aktualisht është e ulur në tokë, sipas grupit të lobimit të industrisë Airlines për Amerikën. Kjo është 2.711 avionë. Në fund të dhjetorit, vetëm 5% e avionëve ishin pa fluturime.
25 miliardë dollarë
Kjo është sesa administrata Trump ka rënë dakord të angazhohet për një ndihmë financiare të industrisë ajrore, e financuar nga paketa e shpëtimit ekonomik prej 2 trilionë dollarësh.