Pas lajmit se Champions League do të luhet në muajin gusht nga ‘Sky Sport’ vijnë të reja shumë të rëndësishme për Kupat e Europës. Të mërkurën do të vendoset përfundimisht pas takimit që do të mbajë ministri i sportit Spodafora me ligën dhe federatën, por ky burim bën me dije se janë caktuar edhe datat për rikuperimin e ndeshjeve.
Plani është që me 7-8 gusht të luhen ndeshjet e 1/8 përfshirë takimet mes Juventus dhe Lyon apo Barcelona-Napoli. Më pas ideja është që të luhet njëherë në tre dit, me sezonin që sipas UEFA-s duhet të mbyllet me 31 gusht. Çerekfinalet e Champions League më pas do të luhen më 11 dhe 12 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit tre ditë më pas. Sakaq gjysmëfinalet do të rikthehen me 18 dhe 19 gusht, ndërsa të kthimit me 21-22 gusht. Sigurisht që finalja në Ataturkun e Stambollit do të luhet me 29 gusht.
Për Europa League kalendari do të jetë më i ngjeshur, me ndeshjet që do të fillojnë me 2-3 gusht, ndërsa finalja me datë 27.
Sakaq nga e marta deri në të enjte pritet që UEFA të mbajë një mbledhje me 55 federatat europiane ku do të vendoset për rinisjen e kampionateve, që me shumë mundësi me datë 4 maji do të nisin stërvitjen. Gjithsesi për këtë duhet të ketë ende aprovimin.
Ndërkohë në Seria A është konfirmuar një tjetër rast me koronavirus. Bëhet fjalë për presidentin e Breshias Cellino, i cili pas këtij lajmi ka kërkuar që futbolli të ndalet për këtë këtë vit, pergatiti Shqiptarja.com.