Kryeministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme disa udhëzime për qytetarët të cilët janë në punë dhe duan të marrin leje për të lëvizur me makinë. Njoftimet Rama i ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Mirëpo, mes komenteve në njoftimin për leje-daljet shkruan një qytetar, i cili i thotë kryeministrit se ku mund të aplikohet për leje për në plazhet e Dhërmiut apo të Jalës, pasi shumë personazhe publikë në këtë ditë izolimi shkojnë sa në një plazh në tjetrin.
“Po keta “personazhe” qe shkojn sa ne Dhermi e sa ne Jale?! Ku kane aplikuar?! Se spo e gjej gjekundi ne e-albania”, shkruan qytetari në koment, ndërsa menjëherë i përgjigjet kryeministri Rama. “…nuk e di per cilat personazhe e ke llafin, po nese flet per Blendi Fevziun ai si gazetar e ka kete dreq fati ne kete situate”, i shkruan Rama qytetarit.
Duke qenë se është gazetar, Blendi Fevziu është i përjashtuar nga kufizimet e lëvizjes sepse media, punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e policisë etj, nuk kanë kufizime të levizjes për shkak të orarit të punës, përtej fashave të vendosura nga qeveria.
Në fakt, shqetësimi që ngre personi i mësipërm në llogarinë e kryeministrit në Facebook qëndron pasi shumë “VIP-a” dhe personazhe të tjerë të showbizit, politikës dhe jetës publike bëjnë thirrje shpesh që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira. Por vetë, nuk e zbatojnë këtë rregull pasi dalin nga shtpitë dhe postojnë foto aktuale sa në Dhërmi e sa në Jalë.