Pas disa javësh izolim, kjo e shtunë u vendos t’i përkiste vetëm të moshuarve. Paraditen e sotme rrugët dhe parqet e Tiranës ishin vetëm për gjyshërit tanë, që ata të shijonin diellin dhe ajrin e pastër.
Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një falenderim të veçantë për të moshuarit që respektuan rregullat, teksa u premton se pasi të kalojë epidemia e Covid-19 do ketë një festë vetëm për ta.
“Tirana e paradites ishte nje festival qytetarie i gjysherve tane ne diten e pare te lirimit te levizjes 👵🏻👴🏻
Mirenjohje per respektimin e rregullave dhe kur te kaloje kjo flame do t’i dedikojme nje dite te vecante Festes se Gjysherve per gjithe dashurine e miresine qe falni ❤🙏🏻”, shkruan Veliaj në Facebook.