Ne dy spitalet COVID ne vend vijon beteja per sherbimin e pacienteve te shtruar, te prekur nga koronavirusi. Ministria e Shendetesise beri me dije sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion”- njoftoi sot zevendesministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, teksa dha te rejat me te fundit te situates se koronavirusit ne vendin tone.
Kujtojme se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
g.kosovari