Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefajë e mediave dhe e opinionit publik, pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunuar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç.
Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.
Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe në një rrëfim për Abc News, gjyshja e Nazimes tregon se ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe.
“Ne tashmë e kemi harruar historinë ajo është martuar në Bullgari dhe ka një gocë 2 vjeçe. Ajo vetë nuk punon, por rri me vajzën. Në Shqipëri ajo vjen njëherë në 6 muaj”, tha gjyshja e Nazimes.