Ju kujtohet kënga “Si zogj me cicerima”, kolona zanore e “Kur xhirohej një film”?
Luan Zhegu na e risjell sërish, por këtë herë bashkë më Mariza Ikonomin e me femijet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për të na e kujtuar se sa e çmuar është shtëpia, qyteti dhe kujtimet e fëmijërisë, veçanërisht këto ditë kur dihet t’i japim shpresë njëri-tjetrit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar videon e risjellë në rrjetet sociale.
Një kënge shumë e veçantë, me klipin të xhiruar nëpër rrugët e qeta të Tiranës në kohën kur qytetarët e saj janë në karantinë për shkak të epidemisë botërore.
“Si zogj me Cicërima”🎼
Luan Zhegu, Mariza Ikonomi & fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, risjellin kolonën zanore të filmit “Kur xhirohej një film”, të orkestruar nga Sokol Marsi.
“Askush më mirë se ne, nuk e di kuptimin e vërtetë të fjalës SHTËPI”! #DoJaDalim”, shkruan Veliaj.
“Si zogj me Cicërima”🎼
Luan Zhegu, Mariza Ikonomi & fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, risjellin kolonën zanore të filmit “Kur xhirohej një film”, të orkestruar nga Sokol Marsi.
“Askush më mirë se ne, nuk e di kuptimin e vërtetë të fjalës SHTËPI”! #DoJaDalim pic.twitter.com/qOyh9Eit1f
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) April 17, 2020