Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Kancelarin e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë, lidhur me hapat që do ndjekë vendi ynë në ditët në vijim, Ai tha se ka marrë komplimente nga ato, pasi vendi ynë ka bilancin më të mirë të mundshëm.
“Kush do të jetë njësh me interesin e popullit do ta paguajë me të gjitha pasojat e rënda edhe penale, sepse asnjë hapje nuk mund të kthehet në hapje rruge për infektimin e njerëzve nga drejtues të pabindur nga sipërmarrës apo dyqanxhi për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit. Kam komunikuar me Kancelarin e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë. të dy më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë sepse është fakt që Shqipëria ka bilancin me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore. Ju e dini e kam thënë Austria ka një strategji të ngjashme me ne, ndërsa Suedia krejt të ndryshme, por edhe nga të gjitha vendet e botës.
Dëgjova dhe shënova me vëmendje opinionet që më vlejnë sikundër edhe opinionet e marra nga ata dhe miq të tjerë për të verifikuar planin e hapjes mbi bazën e informacioneve të marra nga udhëheqës që janë në vijën e parë të luftës. Dy janë gjërat me shumë rëndësi.
E para hapja graduale, ka të panjohurën e saj, do të thotë ka riskun e saj, që d të thotë eksiton mundësia e rikthimit ku jemi nëse numri i infektimeve do të rritet jashtë parashikimeve. Pra, të jemi të qartë asnjë vend asnjë teori nuk thotë se për sa kohë ka jetë, infeksioni do të zhduket pa dalë vaksina. Mund të thuhet se që kur ka nisur kjo përballje, shoqëritë tona do të bashkëjetojnë me rrezikun e infektimit, se e asgjëson vetëm vaksina.
Dy, distancimi social i gjithë secilit, respektimi i rregullave kryesore duhet të respektohen jo duke menduar policnë, Kodin penal, por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit tanë. Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit, por për të futur mirë në kokë që çdo shkelje mund të sjellë pa dashje një vdekje, larg qoftë brenda familjes. Dje Trump tha një fjali “kemi mësuar shumë gjatë këtyre javëve”. imagjinoni e thotë këtë njeriu që ka pas vetes shtetit me fuqinë më të madhe”, tha kryeministri Rama. /e.s/