Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë regjistruar 585 persona të cilët humbën jetën në betejë me koronavirusin.
Deri tani ka arritur në 19,715 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura. Po gjatë këtyre orëve, Spanja konfirmoi 5.252 raste të reja me Covid-19.
Një ditë më parë u regjistruan 5,183 të infektuar dhe 551 të vdekur brenda 24 orëve. Numri total i të infektuarve deri tani ka arritur në 188.068, raporton El Pais.
Epidemia e koronavirus tashmë ka marrë jetën e më shumë se 145,000 njerëzve në të gjithë botën, ku janë prekur më shumë se 2.1 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Në Wuhan, ku lindi kriza shëndetësore, autoritetet kanë rritur numrin e njohur të vdekjeve me 50%, kështu që bilanci i viktimave në Kinë arrin në 4,632. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka argumentuar se vendi i tij nuk i mbulon shifrat.
g.kosovari