Kryeministri Edi Rama në një lidhje për emisionin Opinion komentoi paketën e zgjeruar ekonomike.
Një moment ai u pyet se pse nuk vepruan si Maqedonia dhe Kosova.
“Së pati unë do preferoja t’i linim krahasimet se ajo që lexohet dhe shihet në pamje të parë tek vende të tjera është ndryshe nga ajo që shihet. Biznesi i madh ka detyrime shumë më të mëdha ndaj punonjësve të vet se çmund të përballojë një biznes i vogël. Ne i referohemi listpagesave të bëra nga vet biznesi. Por po të shihet grafiku i deklarimeve ato janë të rritura në process, por nuk ka qenë një goditje e menjëhershme. Deri në fund të marsit, biznesi e ka mbajtur kolpon”, përgjigjet Rama.
/a.r