Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, i intervistuar nga tabloidi gjerman “Bild”, në kuadër të hetimeve për korrupsion në caktimin e vendit organizator të Kupës së Botës 2022, sugjeron që eventi më i rëndësishëm futbollistik i pas dy viteve të mos zhvillohet në vendin aziatik.
“Botërori i vitit 2022? Mund ta organizojnë në SHBA në vend të kampionatit të vitit 2026. Edhe Japonia mund të bëjë të njëjtën gjë. Di që është ofruar.”
84-vjeçari zviceran është kundër ndryshimit të strukturës së kampionatit nga 32 në 48 skuadra, duke iu kundërvënë hapur idesë së presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Për fat të mirë, kampionati është akoma me 32 skuadra dhe jo me 48, sikurse dëshironte Infantino. Edhe Gjermania mund ta organizojë, por do të luhej sërish në Europë.”
Ndërsa për pezullimin e tij, Blatter përmbylli: “Hetimet janë pjesë e një komploti kundër përsonit tim. Reagimi më i mirë i FIFA-s, në këtë rast, do të ishte duke më bërë president nderi. Do ta meritoja.”
g.kosovari