Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomimi ha hedhur poshtë zërat se ajo është infektuar me COVID-19. Në një lidhje direkte në News 24, Tomimi u shpreh se ajo nuk ka asnjë shenjë klinike.
Më tej ajo foli dhe për familjen e saj, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishin të infektuar prindërit e saj, ashtu sic flitet në disa media.
“Kam qënë në komunikim live gjithë kohës me meidat, e përsëris se nuk kam pasur shenja klinike dhe nuk jam testuar për pozitivitet ndaj COVID 19. Familja ime e ngushtë, vajza, djali dhe bashkëshorti gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që nuk dua të prononcohem për më tej.”,- tha ajo.
g.kosovari