Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se piku i shtrimit të pacientëve të prekur me koronavirus në spitalin Infektiv ishte më 25 mars.
Në një lidhje me News24, Tomini tha se Covid ka pasur një epidemi të butë në Shqipëri. Tomini tha se është herët të gjykojmë që jemi fitimtarë ndaj kësaj lufte, ne japim rekomandim për lehtësim apo shtrëngim të masave, sic edhe ka ndodhur por nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat do kemi kthim pas.
Sipas saj, “mbështetur në të dhënat aktuale, ne japim sugjerime dhe rekomandime për lehtësim të masave, që deri diku janë lehtësuar, por nëse nuk do zbatohen rregullat e distancimit fizik, zbatimi i kushteve të higjienës mund të kthehemi mbrapsht në kushtet e një karantine e cila kishte efekte madhore si në ekonomi”.
“Sipas projeksioneve e parashikimeve, java e 4 dhe e 5 përkoi me një pikë që qëndroi stabël me luhatje të vogla gjatë javës së 5, jemi në situatën e rrafshtë me një instensitet të qendrueshëm.
Kjo fazë e ka gjetur përballjen me sistemin shëndetësor nga një pikë në 25 mars me 83 pacientë të hospitalizuar, sot flasim për 43 pacientë në total të hospitalizuar, shpresoj të mbajë kjo kurbe një trend të qendrueshëm edhe në javët në vijim“, tha specialistja.
Luhatjet janë jashtë pritshmërive?
“Nga strategjia e ndjekur me gjurmimin e thelluar të brezit të parë të kontakteve të ngushta dhe nga masat e marra, duke marrë shembull dhe nga gabimet e shteteve të tjera, zbatuam kundrejt pozitivitetet, jemi në
fazën që epidemia Covid ka paraqitur epidemi të butë kundrejt planeve të veprimit të hartuara paraprakisht.
Numri i të shëruarve në raport me të prekurit?
“Prej 5 ditësh numri i të shëruarve i ka tejkaluar raste aktivë të sëmurëve
53% e rasteve që kanë qenë pozitiv janë rikuperuar”.