Deputetja socialiste Antoneta Dhima, djali i së cilës u infektua nga koronavirusi është shfaqur sot në Kuvend e pajisur me maskë mbrojtëse.
Ajo është parë në ambientet e jashtme duke ruajtur edhe distancën e sigurisë nga kolegët e saj deputetë.
Djali i Dhimës u infektua nga koronavirusi pak javë më parë, ndërsa në datë 1 prill, vetë ajo njoftoi me anë të një statusi se djali i saj e kishte fituar betejën me Covid-19. /e.s/