Një debat ka nisur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend gjatë fjalës së kryeministrit Rama. Kreu i shtetit deklaroi se Franca ka deklaruar 150 euro plus për familjet në asistencë sociale dhe 1500 euro plus për mjekët në zonat e kuqe.
“E dini sa është shuma që presidenti i Francës ka deklaruar dje. Presidenti i Francës deklaroi 150 euro plus për familjet në asistencë sociale”, tha Rama.
Pas kësaj reagoi deputeti Ralf Gjoni duke thënë: “Gënjeshtër. Ata marrin 70%.”
Ndërsa kryetari i Kuvendit reagoi duke i thënë Gjonit që të tërheqë fjalën ose do ta përjashtojë nga seanca. Nuk munguan edhe replikat nga Myslym Murrizi.
Ndërsa Shqipëria ka dhënë 1000 euro plus për mjekët tek Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, dhe për personelin shëndetësor. Ndërsa 500 euro plus është dhënë për sanitarët dhe shoferët. Kryeministri Rama përmendi edhe qeset që po shpërndahen për familjet në nevojë duke thënë se Italia po shpërndan tollona në këto ditë të vështira.
“Flitet për vendet që po hedhin miliarda dhe Shqipërinë që ka mbetur tek qeset. Flitet në mënyrë të neveritshme. Dhe për qeset flasin ata hanë e pinë sot më shumë se dje, rrinë në shtëpi sot më shumë se dje. Ndërkohë që ata që i marrin ato qese, janë falënderues, janë mirëkuptues, nuk janë ata që janë më në nevojë që shesin dëngla, por ata të cilët që janë më pak në hall”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se Shqipëria do e fitojë luftën me dy betejat që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
“Ne po evitojmë betejën në frontin e shëndetësisë dhe do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë. Natyrisht me sakrifica dhe stres e durim, por pa diskutim do ti fitojmë të dyja betejat. Nuk mund të lejojmë që për hir të pasojave në formën e stresit që krijon një situatë që nga njëra anë njerëzit nuk janë të tkurrur siç ishin në fillim nga shfaqja konkrete e rrezikut se nuk shikojnë dhe dëgjojmë se vdesin dhjetëra në ditë.
Nga ana tjetër ku njerëzit i japin fantazisë dhe ankesave një vrull të mirëkuptueshëm, ajo që është pak por e sigurtë, është që ti fitojmë të dyja betejat duhet të vazhdojmë të luftojmë.
Është shumë e kuptueshme që i gjithë fokusi të spostohet drejt ekonomisë kur nuk ka lajme intensive të zeza nga shëndetësia. Por nga ana tjetër, është e pafalshme për ne që ti nënshtrohemi këtij presioni që vjen nga nevoja dhe që artikulohet si nxitje për lirinë, për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për tu hapur, për të dalë sepse do të ishte ekzaktësisht të hidhnim në lumë gjithçka kemi bërë deri tani dhe ti hapnim armikut të padukshëm shtegun”, tha Rama.
g/kosovari