Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për gjithë kritikët për paketën e ndihmës, apo sic e kanë etiketuar qesen e bukës, duke I quajtur dënga nga njerëz që nuk janë fare në hall, por hanë e pinë më shumë se dje.
“Është e pafalshme për ne që t’i nënshtrohemi këtij presioni që vjen nga nevoja dhe që artikulohet si nxitje për lirinë për demokracinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, për tu hapur, dalë, punuar e me radhë se do ishte ekzaktësisht të hidhnim në lumë gjithcka kemi bërë deri tani dhe t’i hapnim armikut të padukshëm shtegun që deri tani nuk e ka gjetur se kemi bërë deri tani këto gjëra”-tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë aq sa ka bërë çdo vend tjetër për të përballur pandeminë.
“OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me veten. Kjo përballje po godet zhvillimin e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë. Shqipëria llogaritet mes vendeve me bilancin më të mirë. S’kemi kujt t’i kemi zili fare. S’kam mundur të dëgjoj ndonjë ekspert botëror që thotë një gjë të re që se kam dëgjuar nga ekspertët tanë. Do e fitojmë këtë luftë, me stres, por pa diskutim që do të fitojmë. S’do të lejojmë që për shkak të pasojave, reformën e stresit, kur në njërën anë njerëzit nuk janë të tkurrur si në fillim për rrezikun. Është e kuptueshme që gjithë popujt të spostohen drejt ekonomisë, kur s’ka lajme intesive të zeza nga shëndetësia, por është e pafalshme për ne, që të lejojmë të dalë situata.”
g.kosovari