Ministri Arben Ahmetaj tha se nga dy paketat e ndihmës ekonomike do të përfitojnë 310 familje.
Në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa iu përgjigj akuzave të opozitës për “braktisje të qytetarëve”, Ahmetaj deklaroi se paketa e parë prek biznesin e vogël dhe do përfitojnë 310 familje.
Ndërsa për paketën e dytë, ministri u shpreh se do t’i shërbejë një numri të konsiderueshëm të papunësh apo qytetarë të punësuar apo edhe të vetëpunësuar që për arsye të kësaj që po ndodh me koronavirus, ekonomia e tij është ngadalësuar
“Shifra e avancimit nga buxheti në të dyja paketat, e para është 6.5 miliard dhe e dyta 7 miliard lekë dhe të dyja prekin 310 mijë familje drejtë për së drejti. E para prek biznesin e vogël, 6442 qytetarë do të përfitojnë që rezultojnë të punësuar, por pa pagesë dhe qeveria i ka akorduar për 3 muaj pagën minimale prej 26 mijë lekësh.
Familjeve në nevojë i është dyfishuar pagesa e ndihmës ekonomike. është dyfishuar pagesa e papunësisë, ndërkohë që në zyrat e punës sot ka një fluks me numra në rritej që aplikojnë për pagë papunësie dhe në maj do të ketë edhe 1500 veta ët tjerë që do të përfitojnë pagesë papunësie.
Paketa e dytë do t’i shërbejë një numri të kosiderushëm të papunësh apo qytetarë të punësuar apo edhe të vetëpunësuar që për arsye të kësaj që po ndodh me koronavirus, ekonomia e tij është ngadalësuar dhe është kthyer në një individ në pritje nga mbështetja e buxhetit të shtetit.
Te paketa e parë është instrumenti i garancisë që i bën të mundur sipërmarrësve të paraqiten në banka me zero risk, ndërkohë që interesin e ka marrë nëpërmjet paketës së dytë buxheti i shtetit. Paketa e dytë është 7 miliard, është fiksuar edhe tek biznesi i madh dhe të papunët që kanë dalë në mars prill të papunë. Fokusohet tek 100 mijë të punësuar dhe të vetëpunësuar në biznesin e vogël që do të marrin 40 mijë lekë në dorë“, tha Ahmetaj.
g.kosovari