Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka treguar se cilat janë shenjat që shfaqin më së shumti pacientët me koronavirus.
Në një intervistë për emisionin “Byro Politike”, Mezini tha se të infektuarit kanë patur më së shumti temperaturë të lartë dhe kollë.
“Ka pasur shumë raste me kollë dhe temperaturë të lartë që nuk qetësoheshin prej disa ditësh. COVID-19 rastisi në të njëjtën periudhë me gripin sezonal dhe dallimi është i vështirë, por në komunikim me pacientë të ndryshëm më ka bërë përshtypje kolla e zgjatur dhe temperatura e lartë”, tha Mezini.
Ai shtoi se ka një lloj ankthi tek pacientët, të cilët janë të trembur, por besoj që e kanë kaluar pjesën e riskut.
Mjeku Mezini theksoi se akoma nuk ka një qartësi se sa të sigurta janë testet që tregojnë nëse e ke kaluar apo jo infeksionin. /e.s/