Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur mëse i bindur se SHBA tashmë e ka kaluar pikun e COVID-19.
Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se disa shtete do të rihapen që këtë muaj dhe plani do i shpaloset governatorëve ditën e enjte.
SHBA deri tani numëron 640 mijë të infektuar dhe 30 mijë e 800 viktima por Trump do që vendi të rikthehet dhe i premtoi amerikanëve që vendi do të rikthehet në normalitet.
Po ashtu ai hodhi akuza ndaj disa vendeve kryesisht Kinës duke pyetur ”A i beson vërtet shifrave të tyre?”. /e.s/