Autoritetet shëndetësore rajonale në Lombardi, njoftuan momentalisht se regjistruan 235 jetë të humbura 24 orët e fundit për shkak të Covid-19, ndërkohë që një jetë më parë ishin 280 ose 45 më shumë. Në total ka arritur në 11.242 numri i të vdekurve.
Bëhet e ditur se këto 24 orë që kaluan u identifikuan edhe 827 të infektuar, shifra më e ulët e kësaj periudhe disajavore pandemie koronavirusi.
Një ditë më parë ishin 1.012 të infektuar ndërsa ditën pararendëse ishin 1.460 të infektuar të rinj. Kjo tregon se kemi të bëjmë me ulje të qëndrueshme të numrit të të infektuarve.
Në total ka arritur deri sot në 62.153 numri i të prekurve.
Sakaq janë shëruar këto 24 orë në Lombardi, 34 persona dhe në total janë thuajse 18 mijë të shëruar. Aktualisht 12.033 njerëz ndodhen në mbikëqyrje mjekësore të shtruar në spitale, por 1.074 prej tyre janë në terapi intensive.