Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se OBSH kishte “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.
Ai akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës.
Trump ka akuzuar edhe më parë OBSH për njëanshmëri ndaj Kinës.
“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha zoti Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Mes pyetjeve të mprehta në lidhje me faktin nëse ai minimizoi krizën apo injoroi paralajmërimet për ashpërsinë e saj nga anëtarët e administratës së tij, Trump ia ka hedhur dikujt tjetër përfshi këtu OBSH-së dhe medias.
SHBA jep 400 deri në 500 milion dollarë të ardhura si fonde për OBSH çdo vit, tha Trump, duke përmendur se Kina “kontribuon afërsisht 40 milion dollarë.”
Vendimi i Trump për të tërhequr fondet nga OBSH pason një model skepticizmi ndaj organizatave botërore të filluar shumë kohë përpara pandemisë së koronavirus. Trump ka vënë në pikëpyetje fondet amerikane për Kombet e Bashkuara, të tërhequr nga marrëveshjet globale për klimën dhe e ka shkatërruar Organizatën Botërore të Tregtisë – duke pretenduar se të gjitha po shkelnin Shtetet e Bashkuara.
Trump tha të martën se nëse OBSH do të kishte vepruar në mënyrë të duhur, ajo mund të kishte ndaluar udhëtimin për njerëzit që vinin nga Kina më shpejt. Ai tha se OBSH mori një vendim “të rrezikshëm dhe të kushtueshëm” që kundërshtoi kufizimet e udhëtimeve nga Kina.
g.kosovari