Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për projekligjin që përjashton nga skema e TVSH-së importuesit e jahteve ku ka pasur dhe një reagim nga opozita.
Denaj thotë se ky projektligj është disktuar në tetor- nëntor dhe vendimi është marrë 3 muaj më parë teksa thekson se do të donte të shtyhej në këtë situatë. Nga ana tjetër opozita akuzon se PS e ka çuar në Kuvend projektligjin 4 ditë më parë.
”Vendimi për jahtet është marrë para 3 muajsh jo sot. Nëse bën një lehtësi qoftë për jahtet, ke bërë një pritshmëri dhe kthehet lehtësie fiskale mbas x viti. Është bërë që në periudhën tetor- nëntor. Nuk mund ta bëjmë diskutimin në këtë kohë por do doja ta shtyja.”- tha Denaj.