“Unë kam kërkuar para një muaji ndërhyrjen e institucioneve në Shkodër, jo se jam profet, por se e di se çfarë ndodh me infeksionet. Ajo që dua të them është se nuk ka asnjë persion të parrezikuar nga ky virs. Të gjithë jemi të rrezikuar. Ajo që po ndodhë në Shkodër nuk duhet parë si fatkeqësi, por si një emergjencë që duhet kaluar”,- tha mjeku i njohur.
Ai u shpreh se nuk ka vlerë numri i testimeve, por zbatimi i rregullave. “Testimi tregon numrin, por nuk shëron. Po nuk u zbatuan rregullat, testimi tregon vetëm se sa të infektuar kemi dhe shifrat sigurisht që do jenë të mëdha”,-tha mjeku Arben Pilaca.