Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, Qeveria vendosi në karantinë të detyruar të gjithë vendin për të paramdaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Por, masat shtrënguese nuk ka ndikuar vetëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19, por dhe në pastrimin e vendit nga ndotja.
Bashkimi Evropian ka publikuar një video ku shprehet se; “Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs. Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10”.
Mesazhi i BE:
Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i përsonave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karanitinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit. Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Netëork). Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10.
Shihni videon për t’u informuar më shumë rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë. /e.s/