Koronavirusi është dhjetë herë më vdekjeprurës se gripi i derrit që shpërtheu në vitin 2009. Për këtë arsye duhet një vaksinë efektive që ta ndalojë, ka deklaruar OBSH.
Drejtuesi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjatë një konference virtuale nga Gjeneva se organizata po mëson vazhdimisht rreth virusit që ka përfshirë të gjithë globin.
Tedros tha:
“Ne e dimë se Covid-19 përhapet shpejt, dhe ne e dimë se është vdekjeprurëse, dhjetë herë më vdekjeprurëse se pandemia e gripit të vitit 2009”.
Si përqindje, koronavirus deri më tani ka vrarë 6.4 përqind të njerëzve që e janë infektuar, duke përfshirë 12 për qind të atyre në Britani, 0.1 përqind në Australi dhe 4 përqind në SHBA. Por gripi i derrave vrau vetëm 1.1 përqind të atyre që u infektuan globalisht, sipas shifrave të OBSH.
OBSH njoftoi se nga gripi i derrit, i cili u “shfaq” për herë të parë në Meksikë dhe SHBA në Mars 2009, humbën jetën mes 151,700 dhe 575.400 persona. /e.s/