Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi do të lehtësojë ndjeshëm masat e izolimit dhe bllokimit më 11 maj, përfshi rihapjen e shkollave dhe fabrikave.
Macron pranoi se “Franca nuk ishte e gatshme” për një emergjencë shëndetësore të tillë si epidemia e Covid-19 duke shtuar se tani që “pandemia ka filluar të ngadalësohet”, të gjithë duhet të pranojmë fajet, “nga unë i pari”.
Sipas të dhënave të fundit të vëna në dispozicion nga autoritetet, Franca është afër shifrës së 15 mijë viktimave teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 574 vdekje kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rreth 138 mijë. /e.s/