Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullon në internet.
Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet Twitterit më 8 mars kishte shkruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, raporton “Le Parisien”.
Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme, siç bën me dije mediumi fancez, t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat.
“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter. /e.s/