Ngritja e akuzës për “Dhunë në familje”, ndaj shtetasit Alban Beshiri, ka sjellë kërcënimin me jetë të prokurores së Durrësit Oltiana Çifligu. Pas dërgimit si të pandehur të 33-vjeçarit në gjykatën e Durrësit, prokuroria është përballur me një sërë kërcënimesh në telefon dhe sms, nga shtetasi Alban Beshiri.
Ky i fundit kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” – ka kërcënuar Beshiri prokuroren e Durrësit.