Një djalosh bënte xhiro me Ferrarin e tij në qytet dhe ndalon t’i kërkojë një vajze numrin e telefonit. Në fillim ajo është e gatshme, por ndërron mendjen kur mëson se djaloshi nuk kishte ndonjë profesion të lakmuar, por punonte si parkues makinash. Atëherë ajo e quajti mashtrues që bënte sikur makina ishte e tij dhe kërkonte të përfitonte. Me siguri do të mbetej keq sikur ta dinte që Ferrari ishte vërtet i tij.