Mjeku i Shërbimit të Infektivit Tritan Kalo, ka deklaruar se nëse qytetarēt nuk respektojnë rregullat e distancimit fizik rrezikojnë të bëhen burime infektimi për të tjerët.
“Raporti po ndryshon ka më shumë të shëruar se sa të infektuar. Duhet të kemi parasysh se këta individë të infektuar janë në mjedise familjare shumica e tyre dhe jo në mjedise spitalore dhe nese nuk zbatojmë me korrektësi vetëizolimin dhe distancimin social mund të bëhen burrim infeksioni për te tjerët” tha Kalo.
Në një lidhje direkte nē televizionin Klan, prof.Tritan Kalo u shpreh se nëse do të zbatohen këshillat e Ekspertëve vendi ynë nuk rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë e përhapjes së COVID-19.
“Sado që ne flasim lodhemi për ti bërë njerëzit të binden që duhet të ruajnë distancimin fizik mes tyre, nga një pjesë e popullates këto masa nuk respektohen. Nëse njerëzit do të ndërgjegjësohen dhe do të respektojnë rregullat, shpresojmë që s’do të kemi një valë të dytë”, u shpreh Kalo.